Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend ditën e sotme kërkesën për ngritjen e Komisionit të Reformës zgjedhore.
Kërkesa është bërë nga 10 deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së, e bazuar në nenin 77 të Kushtetutës dhe nenin 24 të Rregullores së Kuvendit.
Kërkesat e PD-së janë:
1. Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për Reformën Zgjedhore.
2. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.
3. Anëtarësia e Komisionit formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare, me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës.
4. Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.





