Mbledhja në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, është shoqëruar me debate të forta.
Kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj është përplasur me punonjësen e Kuvendit Lefterie Luzi.
Anëtari i Komisionit, Gazment Bardhi ka qenë duke denoncuar çështjen e “patronazhistëve”, kur punonjësja e Kuvendit ka hyrë në sallë dhe ka nisur të debatojë me Alibeajn.
Ky i fundit ka kërkuar nga Garda që punonjësja të nxirret jashtë. Shkak për incidentin është bërë ndërprerja e sinjalit të komisionit, pasi anëtarët e Partisë Socialiste u larguan nga salla.
“Mos prish mbledhjen dil jashtë. O zonjë, je duke shkelur totalisht ligjin. Do të të çoj në ndjekje penale ty dhe këdo tjetër. Garda, zonja nuk është deputete, ju lutem nxirreni nga salla. Nuk është deputete dhe ka marrë vërejtje nga kryetari i Komisionit. Garda, nxirreni përjashta zonjën në sallë”, është shprehur Alibeaj.





