Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një shqiptar ka masakruar me thikë babanë e tre fëmijëve. Mediat britanike bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në Birmingham të Anglisë.

Mësohet se shqiptari i identifikuar si Erlin Hasa 35 vjeç ka ndjekur Marian Savu 43 vjeç dhe e ka goditur me thikë 62 herë në mes të rrugës.

Shqiptari dhe Savu po festonin me disa burra të tjerë në një apartament në katin e parë në Perry Barr. Disa orë më vonë, rreth orës 2 të mëngjesit, dyshja raportohet se kanë pirë kokainë me një burrë tjetër. Pak më vonë, ndërsa viktima ishte ulur dhe lexonte mesazhet e gruas së tij në telefonin e tij, shqiptari ka nxjerrë një thikë, i ka vendosur krahun Savu-së në qafë dhe dyshohet se e ka vendosur tehun e thikës në trupin e viktimës.

Burrat e tjerë që po festonin në banesë u larguan nga vendi i ngjarjes pasi panë se po ndodhte sulmi brutal.

Savu i shmangu në një farë mënyre sulmet pasuese, doli me vrap nga apartamenti Perry Villa Drive dhe vrapoi drejt një kryqëzimi. Por pavarësisht kësaj shqiptari ka ndjekur rumunin deri sa ky i fundit është rrëzuar. Më pas thuhet se 35-vjeçari shqiptar e ka sulmuar deri sa e ka lënë të vdekur.

Shqiptari është arrestuar dhe akuzohet për vrasje.