Një ditë pas vizitës në portin e Durrësit, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Lajmin e ka dhënë vetë diplomatja amerikane përmes një postimi në Twitter, ku shkruan:
“Miq, doja t’ju njoftoja se kam testuar pozitivisht për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilentë për shëndetin tuaj!”





