Facebook ka ndryshuar emrin. 

Platforma më e madhe e rrjeteve sociale në botë tashmë do të quhet Meta, si pjesë e një ribrendimi të madh të kompanisë.

Një vendim i tillë u njoftua gjatë konferencës vjetore të Facebook.

Ndryshimi i emrit vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës.

Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për vendosjen e “fitimeve mbi sigurinë”.

Në vitin 2015, Google ristrukturoi kompaninë e saj duke e quajtur firmën e saj mëmë Alphabet, megjithatë, emri nuk ka arritur të ndryshohet.