Logoja e re e klubit të Interit është një realitet tashmë, pasi ditën e djeshme u publikua për herë të parë nga “Footyheadlines”. Në dizenjimin e ri kanë mbetur sërish sfondi i kaltër, i rrethuar nga një shirit i zi për të formuar kombinimin zikaltër që është edhe ngjyra tradicionale e fanellës së klubit.

Ndërkohë në brendësi, me ngjyrë të bardhë janë gërmat I dhe M, që nënkuptojnë Inter Milano, por njëkohësisht edhe “I’M”, që nga anglishtja përkthehet “Unë jam”, si për të thënë “Unë jam zikaltër”.

Logoja e re u konceptua për të qenë më tërheqëse në fushën e marketingut, por edhe për të krijuar një lidhje më të fortë me tifozërinë, ndërsa prezantimi zyrtar pritet të bëhet në prill të këtij viti, me rastin e ndeshjes Inter-Cagliari.