Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur në selinë rozë kryesinë e partisë.
Sipas BalkanWeb në mbledhje do të flitet për organizimin e partisë në baza, ndërsa sot rreth orës 12:00, Rama do të presë në Kryeministri kryebashkiakët, ku tema kryesore ku do të fokusohen do të jetë ujësjellës kanalizimet.
Gjithashtu, raportohet se kryeministri u ka lënë afat 100 ditor sekretariateve. Pas 100 ditëve ai u ka kërkuar që të paraqesin një raport të plotë, për të parë se si ka vijuar puna, e po ashtu, Rama ka ngulmuar që të vijohet puna pa pushim me organizimet në terren, për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale të 2022.





