Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka paditur për shpifje Sekretarin e PD-së Gazment Bardhi, një ditë pas replikave dhe akuzave në Kuvend.
Bardhi e akuzoi Gjiknurin dje në Kuvend se kishte udhëtuar në Maltë me ata që sipas tij janë oligarkë, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
Ndërkohë Gjiknuri përmes një postsimi në rrjetet sociale bën me dije se ka paditur në gjykatë Bardhin për shpifje.
“Për të gjitha deklarimet e djeshme, të përsëritura dhe ditën e sotme, kam autorizuar dorëzimin e padisë për shpifje ndaj Gazit të Lulit.
Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, ju drejtova zyrtarisht autoriteteve përgjegjëse dhe nga 17 datat e pretenduara nga PD si lëvizje të miat jashtë vendit, sipas sistemit TIMS 14 rezultojnë të pavërteta”, shkruan Gjiknuri.





