Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shtetas shqiptar është qëlluar për vdekje.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se viktimë ka mbetur 38-vjeçari shqiptar Arbër Xheleshi.

Ky i fundit, ka tentuar për të vjedhur një banesë në Frosinone, por është ndeshur me rezistencën e pronarit që e vrau.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në Santopadre, Frosinone në Italinë Qendrore, ndërsa sot është arritur të bëhet identifikimi i tij.

Arbër Xheleshi është një emër i njohur për drejtësinë italiane pasi është arrestuar edhe më parë për grabitje.