“Djemtë e detit” kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, teksa i gjithë grupi ka qenë në dispozicion të trajnerit Edi Martini.

Edhe mbrojtësi i djathtë vlonjat, Hektor Idrizi, i është bashkuar ekipit duke lënë pas dëmtimin e pësuar dy javë më parë.

Atmosfera është shumë e mirë në skuadër, teksa humori është i pranishëm në çdo moment.

Për ndeshjen ndaj Kastriotit vetëm një titullar është në dyshim dhe Martini ka tashmë luksin e përzgjedhjes, në një kohë që konkurrenca në çdo repart është shtuar ndjeshëm.