Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi ka humbur një njeri të shtrenjtë të familjes.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë modelja me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan se humbja e gjyshes e ka lënë zemërthyer.
“E di që kam qenë çdo natë pjesë e lutjeve të tua, por sot më theve zemrën. Pusho në paqe! Do shihemi sërish gjyshe”-, ka shkruar Adrola në InstaStory.





