Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Sarandës lidhur me ngjarjen tragjike, ku duke punuar në katin e 15-të të një pallati, punëtori u rrëzua një kat më poshtë dhe për pasojë humbi jetën.
Policia njofton se ka vënë në pranga administratorin e pallatit 15 katësh, një 47-vjeçar dhe pronarin, një 60-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi H. M, 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.





