Një 60-vjeçar është aksidentuar këtë të diel teksa po lëvizte me biçikletë.
I aksidentuari është përplasur nga një makinë në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në aksin rrugor Milot-Mamurras.
“Në aksin rrugor Milot-Mamurras, në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” automjeti me drejtues shtetasin V.M., 34 vjeç, banues në Durrës është përplasur me biçiklistin shtetasin D.K., 60 vjeç, banues në Laç, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.





