Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj tha në një takim me banorët e zonës “5 maji”, në Tiranë se qeveria ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke u prishur shtëpitë pa shpërblim paraprak.
Ai u shpreh se qeveria po tallet me rreth 5 mijë banorë të zonës me kontratat e qirasë.
“Kontrata është një turp. Aty thuhet po ta prish shtëpinë dhe të premtoj se pak më vonë do të të them, nëse do të marrësh apo jo shtepi, kur, ku dhe si do ta marrësh. Duhet lexuar kontrata për të parë sesi qeveria tallet me njerëzit”,- zoti Rushaj.





