Një person rreth 60-vjeç është gjetur i pajetë ditën e sotme në lagjen nr.7 në Korçë.

Sipas policisë, viktima nuk ka shenja dhune, teksa dyshohet paraprakisht të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

“Më datë 31.10.2021, rreth orës 13:40, në lagjen nr. 7, Korçë, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet paraprakisht të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.