Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Selanikut në Greqi, me protagonist një 21-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave greke, i riu shqiptar kaloi semaforin me të kuqe dhe përplasi për vdekje një 47-vjeçar që po lëvizte me motor, i cili ishte shpërndarës në një fast-food.

Menjëherë pas aksidentit, 21-vjeçari shqiptar, që raportohet se nuk kishte as leje drejtimi, ka tentuar të braktisë makinë dhe të largohet nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar disa metra më larg.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa që motori i viktimës u nda në dy pjesë ndërsa copat u gjetën deri në 200 metra larg vendit të aksidentit.