Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka akuzuar Partinë Demokratike duke e quajtur si “opozitë false”.

Vasili shkruan se eurobondi prej 2.3 miliard euro i qeverisë shqiptare ka treguar se kush është opozita e vërtetë dhe ajo “fake”.

“Kjo luftë është vijë ndarëse mes luftës ballore dhe pa kompromis dhe kompromiseve pas kuintave, që janë thjesht kapje, dorëzim dhe rreshtim pa kushte në krahun e rilindjes dhe grabitjes së saj.“,- shkruan Vasili ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i Vasilit:

Beteja ndaj eurobondit shkatërrimtar 2.3 miliard euro, vijë ndarëse mes opozitës së vërtetë dhe fake opozitës!!

Në sallen e parlamentit e kam bërë të qartë se lufta pa asnjë kompromis me rilindjen për borxhet monstruoze, që po merr është luftë pa kthim.

Kjo luftë është vijë ndarëse mes luftës ballore dhe pa kompromis dhe kompromiseve pas kuintave, që janë thjesht  kapje, dorëzim dhe rreshtim pa kushte në krahun e rilindjes dhe grabitjes së saj.

Borxhet e marra nga rilindja janë thjesht para’ që shqiptarët për të majmur qeverinë, oligarkët, trafikantët dhe kriminelët që janë klientët dhe mbështetësit e Ramës dhe qeverisë rilindase.

Qe prej 2015 Qeveria merr nje shifer te frikshme prej 2 miliard e 300 milion euro borxh.

Përkatesisht viti 2015- 450 Milion Euro, viti 2018-500 Milion Euro, viti 2020- 650 Milion Euro, viti 2021-500-700 Milion Euro

Asnjë shqiptar nuk ka parë asgjë, por asgjë fare që të jete realizuar me keto para’.

Asnje shqiptar nuk kujton gjë prej gjëje qecte kete ndodhur me 2.3 miliard euro.

Vete rilindja nuk numeron dot asgje qe te mbahet mend.

Afermendsh është një grabitje gjigande e parave publike.

Asnjë veper infrastrukturore, asnjë sherbim më të mirë, as uje 24 ore apo sherbim shendetesor per pandemine, as shkolla me ngrohje dhe te paisura asgje prej asgjeje.

Vetëm koncesione, qe rrëmbejne qindra milionë euro dhe nuk ofrojne asgjë, grabitje me tendera gjithfaresh sekret dhe te porositur deri me 8 fishin e cmimeve edhe ne pandemi, prokurime me 99% te cmimit.

Kjo grabitje e tmerrshme do tu rendoje per vite te tera shqiptareve brez pas brezi.

Kjo grabitje e tmerrshme prej 2.3 miliard euro duhet hetuar deri ne nje, por SPAK-u i sardeleve i ka mbyllur plotesisht syte.

SPAK-u i kapur i ka mbyllur syte ndersa ne kurre.