Një 25-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet, te “Sheshi Shqiponja” në Tiranë.
Sipas policisë, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.10.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





