Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Malit të Robit.

Në orën 19:50 drejtuesi i automjetit tip “BMW” humbi kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një “Benz” në afërsi të Malit të Robit. I lënduari lehtë është shoferi i BMW i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Kavajës.

Në vendngjarje ndodhet policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit.