Tre turistë janë arrestuar në Çernobil të Ukrainës pasi kanë kaluar në zonën e rrezikshme të rrezatimit radioaktiv.

Mediat e huaja raportojnë se turistët nga qytetet Zhytomyr, Khmelnytsky dhe Vinnytsia, u kapën në pjesën ku është e ndaluar të kalohet.

Ata akuzohen për veprën “shkelje e sigurisë nga rrezatimi në zonat që i nënshtrohen ndotjes radioaktive”, ndërsa bëhet e ditur se të treve u është bërë testi për të parë nëse janë “ndotur” me radioaktivitet.

Çernobili, zonë ku kishte shpërthyer radioaktiviteti për shkak të një aksidenti bërthamor në vitin 1986, është e ndaluar për banim, derisa të lejuara janë aktivitetet turistike vetëm në disa zona më të sigurta, nën masa të rrepta sigurie.