Ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës që ra nga lartësia mbrëmjen e sotme në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Sipas njoftimit të policisë viktima është shtetasi Leons Imeri 33-vjeç, banues në fshatin Hormovë në Tepelenë.
Kujtojmë që automjeti tip “BMV”, me drejtues 33-vjeçarin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë, ndërsa shkaku akoma nuk është bërë i ditur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:15, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.





