Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e ish-efektivit të policisë Xhelal Reçit në Laç.

Mësohet se Reçi është ekzekutuar në derën e dyqanit, që ndodhet vetëm pak metra nga komisariati i policisë së Kurbinit.

Ndërkohë, një makinë tip “Toyota”, e cila dyshohet të jetë e autorëve është gjetur e djegur në afërsi të lumit.