Vrasja e ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi mëngjesin e sotëm në Laç ka risjellë edhe njëherë në vëmendje atentati ndaj djalit të tij Besnik Reçi një vit më parë.

Bëhet fjalë për atentat të dështuar, ku autorët nuk ia dolën të eliminojnë Besnik Reçin.

Ky i fundit u sulmua në aksin që lidh Shëngjinin me Lezhën, ku ishte duke udhëtuar bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten.

Dy persona me motor e ndoqën Besnik Reçin për kilometra të tëra ndërkohë që ai u nis me automjet në drejtim të Shkodrës.

Tre plumba qëlluan mbi makinën që udhëtonte Besnik Reçi, por për fat të mirë, nuk mbeti i lënduar askush. Pasi vuri re atentatorët, Reçi devijoi me makinë në trotuar dhe arriti tiu shpëtojë plumbave.