Policia ka arrestuar një 26-vjeçar, banues në Delvinë, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”.

Policia njofton se gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj të riut, iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi kokaine.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 26 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.