Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi për motive të dobta ka goditur me grushta një 54-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Llukan Prifti”, në Kuçovë.
I plagosuri u dërgua në spitalin e Beratit dhe më vonë u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.S., 37 vjeç, banues në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Vjedhja), pasi në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin K.G., 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Shtetasi i dëmtuar pasi mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, u dërgua në Spiatalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht Policia.





