Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka reaguar pas takimit me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Ai përmes një mesazhi në “Twitter” ka vlerësuar angazhimin e presidentit Meta në luftën anti-Covid në Shqipëri.
“Faleminderit President i Shqipërisë Ilir Meta për punën tuaj për të luftuar #COVID19 në shtëpi dhe mbështetjen e forcimit të sistemit shëndetësor global për të parandaluar krizat e ardhshme. Mbështetja e #Shqipërisë për paktin e propozuar ndërkombëtar, për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë, tregon përpjekjen tuaj për një planet më të sigurt”, shprehet ai.
Thank you 🇦🇱 President @ilirmetazyrtar for your work to fight #COVID19 at home, & support of strengthening the global health system to prevent future crises. #Albania's backing of a proposed international pact on pandemic preparedness & response shows your drive for a safer 🌍. https://t.co/3Rfd52A9ux pic.twitter.com/sl2kE4AxXq
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) November 1, 2021





