Damian Gjiknuri është propozuar sot nga maxhoranca si bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Lajmi është bërë me dije nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, pas mbledhjes me deputetët e PS-së.
“Në mbledhje u diskutua për buxhetin e vitit të ardhshëm, dhe për propozimin për ngritjen e një grupi të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ne do të propozojmë si bashkëkryetar zotin Gjiknuri. Edhe nga LSI është shprehur dëshira për të qenë pjesë e këtij komisioni, të kalojmë sa më parë këtë komision në Kuvend”, u shpreh Balla.
Gjiknuri tashmë përveç se mban postin e numrit 2 në PS, atë të sekretarit të përgjithshëm, dhe drejtues politik në Elbasan, do të jetë dhe i pari i socialistëve për Reformën Zgjedhore.





