“Mrekullitë dhe tmerret, të nxjerra nga djalëria në një zonë lufte” është titulli i një artikulli të plotë, që New York Times i ka dedikuar shqiptarit të Kosovës, Petrit Halilajt.
Por, “NYT” nuk është e vetmja.
Edhe prestigjozja “The Guardian” i ka dedikuar një artikull 35 vjeçarit nga Kosova dhe historisë së tij.
Petrit Halilaj ishte 12 vjeç kur lufta i prishi shtëpinë. Trupat serbe e dëbuan familjen e tij nga fshati ku ishin dhe dogjën çdo gjë që zotëronin. Duke grumbulluar aq sa mundën në një traktor, ata u nisën për në shtëpinë e gjyshit të tij.
Mirëpo kur edhe shtëpia e këtij të fundit u pushtua, ata u zhvendosën përsëri, duke kaluar nga një strehë në tjetrën derisa arritën në një kamp në Shqipëri, ku u vendosën gjatë pjesës tjetër të luftës 15-mujore midis Serbisë dhe Kosovës.
Pikërisht atëherë, në pranverën e vitit 1999, Halilaj u takua me psikologun italian që do t’i ndryshonte jetën. Në çadrën (në të cilën ai jetonte me nënën, gjyshin dhe katër vëllezërit e motrat) mbërriti lajmi se Giacomo “Angelo” Poli po i jepte letra dhe stilolapsa me majë çdo fëmije që donte të vizatonte. Nuk kaloi shumë kohë, kur ai po shpërndante imazhe aq të fuqishme sa sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan kërkoi ta takonte gjatë një vizite në kamp.
Gjyshi i tij ishte i mendimit se kjo vizitë e sekretarit do të ishte vetëm një teatër politik, por në të vërtetë fotografitë bënë xhiro në të gjithë botën.
Një vit pasi lufta mbaroi lufta, familja e tij u rikthye në Kosovë. Halilajt iu ofrua një bursë për një shkollë arti në Itali, duke bërë që ai tashmë të ketë shfaqjet e tij private në Mbretërinë e Bashkuar.
“Tani, më shumë se 20 vjet më vonë, Halilaj është një figurë në rritje në botën e artit të Evropës, puna e të cilit është shfaqur në Bienalen e Venecias dhe në muzetë anembanë kontinentit”, nënvizon artikulli nga “NYT”.
Përshtatur nga: “The guardian”