Një 52-vjeçar nga Saranda ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “dhuna në familje”.
Shtetasi me inicialet O.I., dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sarandë/Vihet në pranga një 52-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. I., 52 vjeç, banues në fshatin Aliko, Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.





