Republika e Maqedonisë së Veriut, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov në takimin për “Open Ballkan”, që do të mbahet në Beograd më 3 dhe 4 nëntor.
Lajmi është konfirmuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
“Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativës për Ballkanin e hapur vazhdon në Beograd më 3 dhe 4 nëntor 2021. Në takim do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut,”– thuhet në njoftimin zyrtar të sekretariatit.





