Këngëtarja ka vendosur të presë flokët dhe look-un e ri e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo i ka prerë flokët deri tek supet, ka prerë baluke dhe i ka lënë me onde naturale. Duket se Vesa e ka dashuruar pamjen e saj të re, teksa pret edhe mendimin e ndjekësve për këtë look.

Nuk e dimë ç’e bëri të marrë këtë vendim, mirëpo Vesa Luma ka bërë sot një ndryshim të madh në pamjen e saj.

“90s baby”– shkruan këngëtarja krahas fotos, duke iu referuar modelit të famshëm të flokëve në vitet ’90.

Jemi të bindur se ju ka munguar shumë në muzikë këngëtarja Vesa Luma, e cila prej kohësh është “arratisur” në Zelandën e Re dhe na dukej sikur na kishte lënë pas dore.

Prej kohësh fansat i kanë kërkuar të rikthehet në muzikë, por asnjëherë s’ka qenë momenti më i përshtatshëm për Vesën.