Kreu i PD Lulzim Basha bëri një deklaratë në Kuvend pak ditë më parë, ku foli për një bos kokaine që ka rezervuar një apartament në një nga kullat e Tiranës.
Ndërkohë mësohet se ministri i Brendshëm Bledar Çuçi i ka dërguar një letër SPAK-ut, ku kërkon të hetojë për këtë deklaratë të Bashës.
Sipas ministrit, deklarata e kreut të PD është shumë e rëndë dhe Prokuroria Speciale duhet ta verifikojë dhe zbardhë atë.





