Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka pranuar ftesën për t`ju bashkuar iniciativës “Open Balkan”.

Lajmin e ka të ditur kryeministrja serbe Ana Brnabiç, ku është shprehur se ftesa për t’u bashkuar vlen për të gjithë.

 E pyetur se çfarë kanë biseduar, Brnabiç tha se me homologun malazez ka diskutuar për “Open Ballkan”.

“Krivokapiç më ka dëgjuar me zemër të hapur dhe ka pranuar ftesën për darkë në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, që do të vijnë sot në Beograd. Çfarë do të ndodhë më pas është vendim sovran i Malit të Zi”, tha Brnabiç.