Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacionit. Shqyrtimi i nismës së propozuar nga PD për ndryshimet kushtetuese dhe nisma e PS për zgjatjen e afateve të vettingut është bërë sërish objekt përplasjeje mes maxhorancës dhe opozitës. Anëtarët e mazhorancës i kërkojnë anëtarëve të opozitës që të rishikojnë kalendarin e punimeve, pasi ata nuk janë dakort për bashkimin e nismave. Ndërsa, kryetari i grupit të PD, propozoi që të ndryshohen oraret.

Gjatë mbledhjes, deputeti i PD, Gazment Bardhi, është shprehur se PS ka vendosur të hedhë në erë dialogun duke theksuar se nëse duan bashkëpunim duhet dialog me opozitën.

“Keni vendosur që të hidhni në erë dialogun, nëse na doni në në tryezë do duhet të bini dakord me ne. Seancat dëgjimore do ti bëjmë kur të duam ne jo kur të doni ju”, tha Bardhi.