Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në Doganën e Durrësit.
Gazheli e ka informuar ambasadoren mbi rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, mbi kontrollin e lëvizjes së mallrave dhe sigurimin e përgjegjësisë që ka ky institucion.
Ambasadorja Kim theksoi se Reforma ne Drejtësi është shumë e rëndësishme edhe për biznesin, si dhe vlerësoi rritjen e potencialit të investimeve nga SHBA në Shqipëri.
“Prioritet do te jetë demokracia, biznesi dhe mbrojtja”, tha ambasadorja amerikane.
Dogana Shqiptare dekalron se mbetet e angazhuar në respektimin e të gjitha standardeve ndërkombëtare në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.





