Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë për vaksinat dhe ecurinë e vaksinimit në vendin tonë.
Gjatë fjalës së saj ajo tha se ashtu si në të gjitha vendet evropiane edhe në Shqipëri do të vendoset Green Pass për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit.
Ministrja tha se ashtu siç u bë hyrja e studentëve me “Green pass” në universitete, ashtu do të bëhet edhe për lokalet.
“Do ta vëmë ‘Greenpass’ në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit”– tha ministrja e Shëndetësisë





