Presidenti Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministi i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov po mbajnë një konferencë të përbashkët në Beograd në kundër të “Open Balkan”.

Presidenti i Serbisë, tha se të gjithë biznesmenët e tre vendeve janë pro nismës pë Ballkanin e Hapur, por marrëveshjet e shkruara në letër mes liderve nuk kanë gjetur zbatim në terren.

Vuçiç është shprehur se kanë folur për çështje të ndryshme, ku më së shumti për lëvizjen e lirë në kufi për transportin e mallrave.

Ai tha se është rënë dakord që të ngrihet një këshill i zbatimit. Përbërja e saktë e këtij këshilli do të vendoset më vonë.

“Jam i lumtur të prisja miqtë tanë. Do përpiqem të flas pak dhe me terma konkretë. Jam i sigurt që ata do të flasin edhe për dokumente. Patëm një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e bizneseve të tre vendeve tona. Pamë që njerëzit nga biznesi janë në favor. Por dëshpëruese është fakti se ajo për të cilën ramë dakord është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht por ramë dakord për atë që duhet të bëjmë në të ardhmen. Ballkani i Hapur është një nismë e jashtëzakonshme. U hap për njerëzit që jetojnë në cdo qytet dhe fshat. Ramë dakord që të ngrinim Këshillin e Zbatimit. Do të ketë takime me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse doganore. Për ta analizuar situatën me qarkullimin e lirë të mallërave.

Puna jonë në periudhën që pason është të shohim se ku kemi pasur gjëra që nuk kanë qenë në terren pohime nga sipërmarrësit. Qushti niset të premten dhe persin deri të hënën dhe kjo nuk duhet të ndodhin. Edhe pse ne kemi përcakttuar cdo gjë me detaje me Maqedoninë e Veriut. Do kemi një kontroll të plotë dhe do punojmë edhe të shtunë e diel sepse ekonomia jonë varet nga kjo. Ramë dakord edhe për bashkëpunim të mëtejshëm që të bëjmë dallimin që njerëzit tonë të lëvizin pas asnjë kufi nga Shqipëria në Tiranë dhe në Shkup. Që askush mos të ndaloj askënd në kufi. Kjo do të forcojë ekonomë tonë. Thjesht po përpiqemi që qyetarët të jetojnë më mirë”,- tha Vuçiç