Një grua 33-vjeçare me origjinë greke është rrëzuar nga 30 metra lartësi teksa po përpiqej të bënte një selfie në një shkëmb në Luksemburg.

Sipas mediave të huaja, Zoe Snoeks rrëshqiti nga gremina pranë fshatit Nadrin dhe përfundoi në ujërat e lumit Ourthe, e për pasojë humbi jetën.

Trupi i saj u gjet nga ekipet e emergjencës, ku në kërkimin e saj u përfshinë policia, zjarrfikës dhe zhytës nga Grupi i Zbulimit dhe Ndërhyrjes në Mjedise të Rrezikshme në Luksemburg.