PS dhe PD ranë dakord këtë të premte për të nisur hetimin për çështjen e inceneratorëve.

Me konsensusin e kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku dhe nënkryetares, Ermonela Felaj, deputetët miratuan rregulloren e komisionit duke i hapur rrugë hetimit parlamentar për vendgrumbullimin e mbetjeve dhe inceneratorëve në disa qytete të vendit.

PD ka kërkuar që për këtë çështje në komision të dëshmojë kryeministri Rama, ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri si dhe përfituesit e kontratave të inceneratorëve.

Javët e ardhshme deputetët e komisionit hetimor pritet të vizitojnë nga afër inceneratorët e dhëna nga qeveria në Tiranë, Elbasan dhe Fier.