Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale paralajmëron kufizime për të pavaksinuarit.
Rama shkruan në “Facebook” se të gjithë duhet të vaksinohen për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë.
Kujtojmë se disa ditë më parë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi mundësinë për green pass për të gjithë baret dhe zonat e tjera të shërbimit për qytetarët.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë





