Pas takimit me homologun e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç është shprehur se do të ketë një tjetër dialog me shtetin fqinj.

E ndalur tek nisma “Open Balkan”, ajo ka hedhur poshtë pretendimet për dështimet e këtij projekti.

Brnabiç tha se kjo nismë nuk është në krizë, duke shtuar se vendet të cilat do ti bashkohen do të kenë përfitime të konsiderueshme.

“Sigurisht nuk është në krizë. Një iniciativë e tillë nuk mund të jetë në krizë. Nëse mbeten vetëm Serbia ose Shqipëria, apo Serbia dhe Maqedonia e Veriut, është ende një nismë fituese”, ka thënë më tej ajo.