Kryeministri Edi Rama, ka nisur ditën duke përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët për pastrimin e territorit.

Rama ka ndarë një video nga pastrimi që u bë dje në disa vende, teksa u bën thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë në këtë nismë për të pastruar njëherë e mirë Shqipërinë.

“Mirëmëngjes, dhe me thirrjen që të gjithë të na bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë, së paku duke mos e ndotur më tej trupin e saj të mrekullueshëm, e duke e treguar dashurinë e krenarinë për atdheun me patriotizmin elementar të respektit për mjedisin e tij, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.