Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se qeveria ka në tryezë opsionin për hyrjen në lokale me “Green pass”.
Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin, Manastirliu u shpreh se duhet garanci për zbatushmëri të këtyre kushteve.
Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ai që e pyeti Manastirliun se kur dhe si do të bëhet kjo.
Ndërsa Manastirliu tha: Ne po e shohim që Europa është epiqendër e virusit dhe rritja e rasteve ka çuar edhe vende si Austria të që përfshijnë “Green Pass” në masat për reduktimin e përhapjes së Covid-19. Ne jemi duke e vlerësuar, është një opsion në tryezë, por duhet të kemi të gjithë garancitë e zbatueshmërisë së tij, nuk ka asnjë vend që të ketë një polic për çdo qytetar për zbatimin e masave, por këtu ka të bëjë shumë aspekti i përgjithshëm i ndërgjegjësimit për vaksinimin.





