Jurgen Klopp dhe familja e tij kanë përjetuar momente jo të mirë, pasi nëna e trajnerit gjerman, Elisabeth, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare më 19 janar. Një fatkeqësi që bëhet edhe më e rëndë prej pandemisë.
Tekniku i Liverpool nuk do të mund të fluturojë drejt Gjermanisë për të nderuar nënën e tij dhe për ta përcjellë për në banesën e fundit. Kjo për shkak të masave të marra nga autoritetet angleze dhe nga shtetet e tjera, që po mbrohen nga varianti i ri i COVID-19.
Klopp ka folur për gazetën “Schwarzwalder Bote”: “Fakt është që nuk do të mund të jem në funeral, për shkak të kohëve të tmerrshme që po kalojmë. Sapo rrethanat ta lejojnë fluturimin tim drejt Gjermanisë, ne do të mbajmë një përkujtimore të mrekullueshme që i përshtatet asaj”.





