Nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe deputetja Grida Duma ka kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që të ndërpresë fjalën e kryeministrit Edi Rama në momentin që ky i fundit përçmon profesionet e opozitarëve, referuar komentit për poezitë që bëri kreu i Qeverisë ndaj deputetes Flutura Açka.

Nga vendi ku ishte ulur në sallë ne Kuvendit, Duma tha se kryeministri Rama nuk diuhet parë si epror nga kryeparlamentarja, por që vetë Nikolla duhet të japë një model se si duhet reaguar kur vetë kreu i qeverisë flet me përçmim.

“Ju kam ndjekur me vëmendje dhe keni një avantazh në mbështetjen time sepse je edhe zonjë. Ju them që sa herë ka qenë një deputet i opozitës aty duhet të qëndronte aty të dëgjonte dy fjalë normale. 

Vetë përmbajtja nis me ju. Sa herë del një deputet i opozitës ia ndërprisni fjalën, ia ndaloni sa herë ka një ironi opozitare .Kam dëgjuar 7 fjalime të kryeministrit që e trajtoni më të barabartë se të barabartët.  

Nëse do të vazhdoni me këtë model ta trajtoni kryeministrin si eprorin tuaj ky është një model dhe ju tërheq vëmendjen se duhet të mbarojë. Duhet të jepni një model tjetër për veten tuaj. Që t’u drejtohet deputetëve të opozitës në emër të profesionit me përçmin duhet t’i ndërprisnit fjalën. 

Nuk ka rëndësi cila është etika, degradimi. Ju duhet të ndaloni fjalën e tij sa herë që flet me përçmim,”- tha Duma ndër të tjera.