Kryeministri Rama ka bërë sërish thirrje për vaksinimin e qytetarëve duke shpërndarë këtë radhë mesazhin e aktorit të njohur, Robert Ndrenika.

Aktori Ndrenika thotë se vaksina është një akt dashurie për të na mbrojtur dhe për të jetuar më gjatë.

“Nipërit dhe mbesat nuk reshtin së na dhëni dashuri ne gjyshërve. Jam i bindur se edhe vaksinimi është një akt dashurie, për ta në mbrojtur ne, e për të jetuar më gjatë pranë njëri-tjetrit”, thuhet në mesazhin e aktorit, shpërndarë nga kryeministri Edi Rama.