Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe në Komisionin e Ekonomisë ngritit shqetësimin e kontratave të dhënies me qira të tokave bujqësore.
Braçe është shprehur se duhet të bëhet sa më shpejt auditimet e tokave të atyre që sipas tij janë banditë dhe nuk duhet të pritet SPAK-u për sekuestrimin e tyre.
“Janë disa kontrata që dhënies së tokës me qira që kanë përfunduar në duar të këqija, madje po vriten për ato kontrata. Sot që flasim janë djerrë. Mundet që dikush të ketë investuar ca para por bujqësi nuk po bën me to. Ka mundësi që ju të auditoni sa më parë këto kontrata dhe të prishni kontratat ku rezultojnë persona të papërshtatshëm sepse janë banditë. Mos presim që SPAK të verë sekuestrimin e pronave të tyre. Nga poshtë në Delvinë Përmet dhe më lart. Pra të bëhet një auditim i vlefshmërisë së këtyre kontratave në raport me detyrimet kontraktuale deri tek rakordimet me institucionet ligjzbatuese derisa të marrë mbrapsht shteti atë që i takon para se institucionet e tjera ligjzbatuese të marrin masat e tyre në raport me këta.
Askush nuk bën asgjë. Ndërkohë në zonat si puna e Fierit edhe vriten për këtë. Do jetë mirë që sa më parë të bëhet auditimi ligjor, auditimi i kontratave dhe të kthejmë pas tek shteti atë sipërfaqe toke që mund të përdoret fare mirë nga të tjerë njerëz, nga komuniteti i zonës për të bërë bujqësi dhe për të siguruara të ardhura”, u shpreh Braçe.





