Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se një mjet tip Benz ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe i lënduari nga aksidenti është derguar në Spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e mjekëve.

Nga ana tjetër, efektivët e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.