Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se ditën e nesërme do të dorëzohen 4200 firma për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Gjatë ‘Foltores për PD’ në Pogradec, Berisha tha se në Kuvendin e 11 Dhjetorit do të vijnë edhe 10 mijë delegatë të tjerë dhe se do të jeta festa më e madhe për PD-në.

“Për peng-kryetarin kam një lajm të hidhur dhe të gëzuar për të gjithë ju nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti, përkulu para firmave të anëtarëve të PD se 4200 kanë firmosur, do të vijnë në atë Kuvend 10 mijë të tjerë. 

Do jetë festa më e madhe e PD në historinë e saj, triumfi i saj dhe rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren vendimtare ndaj narko-shtetit”, tha Berisha.