Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një nga pikat e projektbuxhetit për Policinë e Shtetit.
Sipas kreut të qeverisë, viti 2022 do të ketë 472% më shumë investime se ky vit për teknologjinë në polici.
“Mirëmëngjes dhe me këtë fragment të Revolucionit Digjital për vitin 2022 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Një ditë më parë u prezantua buxheti për Policinë e Shtetit në një aktivitet të organizuar me pjesmarrjen e kryepolicit, Gledis Nano, ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryeministrit Rama.





